Transmetuar më 19-09-2019, 22:14

Ngjarje tragjike me pasojë fatale për një vogëlush i cili nuk po e duronte dot dhunën familjare dhe u hodh nga pallati ku banonte duke humbur jetën dhimbshëm.

Djaloshi, Anton, tetë vjeç, u hodhi nga kati i nëntë i pallatit ku jetonte, në Enerhodar, jug të Ukrainës.

Raportohet se Anton ndërmori veprimin pas vitesh dhunë të ushtruar nga prindërit ndaj tij. Ai u hodh drejt vdekjes pasi u kthye në shtëpi nga shkolla. Fqinjët raportojnë se dëgjuan prindërit e tij duke i bërtitur për grisjen e rrobave dhe e rrahën.

Më pas djali hipi në dritare e banesës së tyre dhe u hodh. Zana, një grua e cila jeton një kat poshtë banesës së tyre, tha se dëgjoi goditjet që po i bënin djalit dhe më pas tingullin e hapave të shpejtë të fëmijës.

“Disa sekonda kaluan, kur dëgjuam se u hodh. Dola në dritare dhe pashë djalin të shtrirë në tokë. Telefonova policinë dhe ambulancën,” – shtoi ajo.

Anton u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Policia njoftoi se ka nisur një hetim penal ndaj prindërve për mos përmbushjen e detyrave të tyre prindërore. Prindërit e Antonit rrëfyen se e rrahën djalin dhe se ai u hodh nga dritarja menjëherë pas kësaj.

Ata gjithashtu pranuan se rrihnin rregullisht djalin për ‘sjellje të keqe’. Pasi u morën në pyetje, çifti u largua nga banesa e tyre me qira dhe ikën nga qyteti. Oficerët po përpiqen të gjurmojnë vendndodhjen e tyre.