Transmetuar më 19-09-2019, 22:49

Gjykata për Krime të Rënda publikoi para pak çastesh vendimin për ish ministrin e Brendshëm dhe ish deputetin e Partisë Socialiste, Saimir Tahiri duke e shpallur fajtor, raporton nga gjykata, gazetari i noa.al. Tahiri u dënua formalisht me 5 vjet heqje lirie, por ky dënim nuk do të zbatohet.

Gjykata çmoi se Tahiri duhet të vuajë tre vjet survejim përmes shërbimit të provës pasi përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi me 5 vjet burgim i konvertohet me liri të kushtëzuar.

Me këtë vendim, Tahiri i shpëton burgut, pasi ligji detyron të dënuarin vetëm që të paraqitet një herë në muaj në zyrën e Shërbimit të Provës.

Në lidhje me vendimin ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha i cili nëpërmjet një shënimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se mafia e drogës sipas tij nuk dënon veten.

Reagimi i plotë i Sali Berishës

Mafia e droges veten nuk e denon!

Miq, parodia e procesit Tahiri qe sapo perfundoi, fakton ne menyre perfundimtare se mafia e droges veten nuk e gjykon dhe nuk e denon!

Ky vendim i turpshem eshte i ngjashem me ato te karteleve, ne te cilat droga, trafiqet jane merite dhe jo krim dhe kumbaret kryesor mbrohen e nuk denohen.

Narko prokuroria, siç kane faktuar mediat fakte thelbesore dhe prova perveluese te bashkepunumit te Saimir Trafikut me Habiljat, nuk i vendos dhe si trajton si te tilla ne aktakuzen e saj.

Narko prokuroria kerkon per veprat penale qe e akuzon nga se paku 40 vite burg vetem 12 vite.

Narko gjykatesit mezi priten ti kerkonin ndjese Saimir Trafikut se ishte i pafajshem, por te detyruar dhe vetem sa per sy e faqe te shqiptareve dhe nderkombetareve po te japin nje akuze koti per abuzim detyre dhe jo kurre per kanabizimin se bashku me shefin e madh Edvin Mafine te mbare vendit sepse ti o Sajmir Trafiku ke zbatuar vetem porosine e tij.

Si perfundim miq, ky proces deshmon perfundimisht se per narkoshtetin e vetem dhe e te pare ne Europe shteti ligjor nuk ekziston. Vetem qytetaret shqiptar me guxim dhe sakrifica mund te nxjerrin fatin e tyre nga kthetrat e mafies se droges te kryesuar nga Edvin Mafia! sb./a.k/noa.al/