Transmetuar më 19-09-2019, 23:46

Gjykata për Krime të Rënda publikoi mbrëmjen e sotme vendimin për ish ministrin e Brendshëm dhe ish deputetin e Partisë Socialiste, Saimir Tahiri duke e shpallur fajtor.

Tahiri u dënua formalisht me 5 vjet heqje lirie, por ky dënim nuk do të zbatohet.

Gjykata çmoi se Tahiri duhet të vuajë tre vjet survejim përmes shërbimit të provës pasi përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi me 5 vjet burgim i konvertohet me liri të kushtëzuar.

Me këtë vendim, Tahiri i shpëton burgut, pasi ligji detyron të dënuarin vetëm që të paraqitet një herë në muaj në zyrën e Shërbimit të Provës.

Ndërkaq në lidhje me vendimin, kanë shpërthyer edhe memet në rrjetet sociale.

Shihni fotot:/a.k/noa.al/