Transmetuar më 20-09-2019, 11:11

Kreu i qeverisë Edi Rama mbledh sot në një takim Këshillin Koordinues për Rajonin e Veriut. Në mbledhje do të marrin pjesë ministri i Bredshëm Sandër Lleshaj i cili është njëhkohësisht edhe koordinator politik i PS për qarkun Lezhës, kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu dhe deputetët Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Tom Doshi.

Kjo mbledhje vjen pas situatës së krijuar në bashkinë e Shkodrës, ku kandidati i PS-së i zgjedhur në krye të bashkisë  me 30 qershor, Valdrin Pjetri u denoncua nga PD-ja dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi i dënuar në Itali.

Ky fakt detyroi Pjetrin të largohet nga posti që ishte zgjedhur, duke krijuar kështu një situatë të vështirë politike në qarkun më të madh të Veriut. Partia Socialiste ka ngritur dy komisione (një prej të cilëve qytetar) për zgjedhjen e drejtorëve të rinj në qarkun e Shkodrës.

Më herët Rama udhëroi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve burra ndërsa deklaroi se për disa nga gratë do të rishikohet pozicioni. Kreu i qeverisë u shpreh se këto ndryshime nuk bëhen për shkaqe personale, por bëhen për të krijuar një imazh të ri të PS në Shkodër./b.l/noa.al/