Transmetuar më 20-09-2019, 11:37

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca është pyetur në lidhje me dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Duke sjellë përvojën e tij si ish-prokuror, Soreca zgjodhi të mos flasë për këtë temë. Sipas tij nuk mund të bëhen komente mbi një vendim  gjykate pa njohur thelbin e dosjes.

“Si një ish prokuror do të shikoj dosjen dhe më pas do i komentoj. Nuk mund të komentoj vendimin pa lexuar dosjen”-tha Soreca.

Gjykata për Krime të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri vetëm për shpërdorim detyre. Vendimi është 5 vite burg vetëm për shpërdorim detyre. por me gjykim të shkurtuar arrin në 3.4 vite burgim, por në konvertim sipas Gjykatës kthehet në shërbim prove 3 vite. Sipas vendimit, Tahiri për 5 vite nuk duhet të kryejë funksione publike.

Në fjalën e tij, fill pas vendimit, Tahiri e cilësoi vendimin e gjykatës si absurd, ndërsa shtoi se edhe pse asnjë akuzë e prokurorisë nuk u vërtetua, përsëri u shpall fajtor.

“As qesh dot, as qaj dot. Nesër po ju ftoj të ndajmë bashkë disa vendime. M’u duk një gjë e tipit ‘je i pafajshëm, po nuk kemi këllqe ta themi’”, tha Tahiri./b.l/noa.al/