Transmetuar më 20-09-2019, 15:52

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të dalë nesër në një deklaratë për mediat për të folur mbi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Në Facebook ai shkruan se do të dalë nesër në orën 11:30.

“Neser ne 11.30 shihemi live këtu, për të shpjeguar të vërtetën time, deri në këtë stacion të parë”, shkruan Tahiri.

Ai u dënua me 5 vite burg, por duke qenë se gjykata ka pranuar gjykim të shkurtuar, dënimi konvertohet me 3 vite e 4 muaj shërbim prove.

Por as kaq nuk ka mjaftuar për Tahirin i cili tha se do ta apelojë këtë vendim.

Ndërkohë Krimet e Rënda nuk morën për bazë asnjë nga tre akuzat e ngritura nga Prokuroria, por Tahiri u dënua vetëm për shpërdorim detyre. /k.k/noa.al/