Transmetuar më 20-09-2019, 16:12

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar pas vendimit për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Duncan Norman ka shkruar një status në rrjetet sociale ku shprehet se “verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi i drejtësisë në Shqipëri po maturohet”.

Por ashtu si Ambasada Amerikane, edhe ai thotë se “dështimi për të dënuar për akuza më të rënda ngre pyetje dhe shfaq rëndësinë e implementimit total të Reformës në Drejtësi”.

Nga ana tjetër, si Tahiri ashtu edhe Prokuroria do ta ankimojnë vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda. /k.k/noa.al/