Italia kap 2 grupe shqiptare që trafikonin me ‘Blackberry”, prangoset dhe “Rocky Balboa”
Transmetuar më 20-09-2019, 20:56

Dy grupe me shqiptarë, mes prej të cilëve njëri njihej si “Rocky Balboa”, është vënë në prangat e policisë italiane, pasi përballen me akuza të rënda, kryesisht për trafik lëndësh të forta narkotike, heroinë dhe kokainë.

Mes tetë të arrestuarve, janë shtatë pjesëtarë të familjeve Ajazi dhe Proshka, si dhe një shtetas italian, raporton noa.al duke cituar një komunikatë që lëshoi sot policia lokale në Komo të fqinjit përtej Adriatikut.

Një sasi e konsiderueshme droge u zbulua në operacionin policor, pamjet e të cilit noa.al jua sjell në videon e mëposhtme. Po ashtu u gjet një mitraloz, pistoleta dhe armë zjarri gjysmëautomatike.

Autoritetet thanë se hetimi për këtë grup kriminal kishte nisur dy vjet e gjysmë më parë duke e shtrirë operacionin e koduar me emrin “B Square”, në Milano, Rimini, Komo, etj. Emrin “B Square”, ky hetim e mori nga një lokal në Como ku zhvilloheshin takimet e të dyshuarve.

Javët e fundit, hetimi ishte intensifikuar, pohoi Vittorio La Torre, shef i sektorit për luftimin e krimit nga të huajt në Policinë e Milanos.

Të gjithë të dyshuarit jetonin në lokalitetin Mariano Comense në Komo (Como), zonë e njohur për depërtimin e “Ndragheta”. Ata komunikonin mes tyre me telefona "Blackberry", në përpjekje për të mos u përgjuar nga policia.

“Dy organizatat punonin së bashku për trafikimin e kokainës dhe heroinës duke i sjellë ato nga Holanda. Në 45 ditë, regjistruam 40 raste trafiku droge me një sasi prej 20 kilogramësh”, – tha shefi policor.

Ndër të arrestuarit, janë Seit Ajazi i njohur dhe si “Idli” dhe Agim Poshka, me nofkën “Boli”, që identifikohen nga policia lokale si kapot e dy grupeve trafikante.

Megjithatë të tetë të dyshuarit kishin nga një nofkë që përdornin e mes tyre edhe një 21 vjeçar shqiptar i lindur në Greqi, që e thërrisnin “Rocky Balboa”. /noa.al/

VIDEO

Loading...
Loading...