Transmetuar më 21-09-2019, 07:53

Ndonëse pritej që dje ai të komentonte vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri njoftoi daljen e tij para mediave paraditen e sotme, ku do të sqaroj dhe vendimin, për të shuar kështu kureshtjen e madhe të opinionit publik.

“Nesër në 11;30 shihemi ‘live’ këtu, për të shpjeguar të vërteten time, deri në këtë stacion të parë 🙏”, shkroi Tahiri dje.

Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda vendosi mbrëmjen e së enjtes të shpallte fajtor ish-ministrin e Brendshëm vetëm për shpërdorim detyre duke rrëzuar akuzat për trafik ndërkombëtar droge e korrupsion.

Në përfundim dënimi me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, ulet me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe shkon në 3 vite e 4 muaj burg por konvertohet në shërbim prove për të njëjtën periudhë./b.l/noa.al/