Transmetuar më 21-09-2019, 11:35

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet të hënën për të miratuar listën e kandidatëve për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Do të caktohen cilët kandidatë  plotёsojnё kushtet ligjore pёr tё vazhduar mё tej garёn pas vlerёsimit paraprak.

Për të marrë pjesë në këtë mbledhje janë të ftuar edhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS , OPDAT si dhe vёzhgues tё tjerё tё akredituar.

Aktualisht në postin e kryeprokurorit është Arta Marku, e cila ka aplikuar për të kandiduar sërish.

Po kështu në garë për këtë post janë edhe Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Allushaj.  Nga këta të tre vetëm Olsian Çela ka kaluar vettingun me vendim të formës së prerë./b.l/noa.al/