Transmetuar më 21-09-2019, 12:11

Në daljen për mediat, të paraljamëruar një ditë më par ëish ministri i brendshëm Saimir Tahiri e konsideroi vendimin e gjykatës një gjysmë lajmi të mirë ndërsa tha se po pret zbardhjen e tij për ta apeluar atë.

“Policia gjatë kohës që unë kam qenë ministër ka bërë dhe ka kallëzuar edhe këta që thonë se janë bashkëpunëtorët e mi. Dhe ata që akuzoheshin se bënin trafik as kanë qenë në detyrë në policinë e Vlorës. Këto e gënjështra të tjera nuk i thash kurrë në publik, deri ditën e vendimit të gjykatës. Gënjeshtrat një ditë bien, siç bëri drejtësia italiane, siç ndodhi edhe këtu.

Ishte një gjysmë lajm i mirë për mua, gënjeshtrat morën një përgjigje, edhe pse as e plotë dhe as përfundimtare. Nuk është drejtësi e plotë, beteja për të vërtetën time ndaloi dje vetëm në stacionin e parë dhe ka plot rrugë përpara. Do më duhet shumë punë për të bindur edhe ata që nuk e kanë kuptuar sesa të pavërteta janë thënë deri tani”, tha Tahiri.

Më tej ai komentoi vendimin e Gjykatës e cila tha se ka shpërdorurar detyrën. “Me aq sa u lexua në sallë, vendimi kishte të bënte me faktin që kishin përmendur emrin tim disa kushërinj të mi. Dhe me faktin që nuk kam luftuar sa duhet kultivimin e kanabisit. Unë uroj të mos jenë këto argumentet, ndaj po pres ta lexoj, të shoh cilin ligj konkretisht kam shkelur duke shpërdoruar detyrën që mu caktua dhe besua. Në kulturën time një vendim gjykate, nuk komentohet, vetëm ankimohet, për më tepër që vendimi nuk është zbardhur dhe më takon ta ankimoj sa të zbardhet. Drejtësinë e kam pritur dhe ende nuk mendoj se është bërë siç mendoj se më takon. Jam i bindur që nuk e kam shpërdoruar kurrë detyrën që mu besua në asnjë sekondë, e kam bërë me shumë pasion bashkë me ekipin tim e shndërruam policinë nga një institucion të degraduar në institucion të mirëfilltë, luftuam krimin me rekorde të pamenduara ndonjëherë”, shtoi ai.

Ish ministri Tahiri ka folur sot edhe për gjestin që u pa një ditë më parë në rrjetet sociale, ku faqja me emrin e ministrit Fatmir Xhafaj kishte pëlqyer një koment të ambasades britanike e cila reagoi e pakënaqur për vendimin e dënimit që dha gjykata për të.

“Kam përshtypjen që ka tjetër ekip që merret me like and share, une as i numëroj e as më interesojnë, do vijë dita që unë të kem përgjigje për të gjitha këto, por sot dua pergjigje per te verteten time. S’dua të abuzoj me asgje dhe s’dua të bëj komente që janë të parakohshme, por të jesh e bindur se unë e di shumë mirë se kë kam rrotull”, tha Tahiri./b.l/noa.al/

Tahiri: Dy vjet gënjeshtra brenda e jashtë prokurorisë, dy vjet heshta për hir të drejtësisë