Transmetuar më 21-09-2019, 14:34

Një prej aktorëve më të dashur të filmave shqiptarë u nda sot nga jeta, pasi u përball me një atak kardiak.

Agim Mujo, i cili ishte ylli i filmit “Malet me blerim mbuluar” dhe protagonist në një seri filmash të tjerë të kinostudios “Shqipëria e Re”, ndërroi jetë në moshën 63 vjeç.

I ndjeri ishte vëllai i aktores tjetër të mirënjohur shqiptare, Yllka Mujo. Në filmin "Malet me blerim mbuluar" të vitit 1970, Agimi luante rolin e Zenelit kurse motra e tij Yllka Mujo, luante edhe në film si motra e Zenelit.

Agim Mujo u shkollua për art, pikturë dhe kishte talent edhe për aktrim.

Megjithatë artin e pikturës e intensifikoi shumë duke u prezantuar me ekspozita në vende të ndryshme evropiane si Itali dhe Francë. /noa.al/