Transmetuar më 21-09-2019, 15:58

Tre vjet më parë u martuan dhe sollën në jetë vajzën e tyre Viktoria. Por tanimë martesa e tyre është vënë në diskutim nga mediat të cilat raportojnë se ka marrë fund.

Rudina Dembacaj, aktore humori dhe aktualisht prezantuese e emisionit talk show në Tv Ora, sipas portaleve, është ndarë me Aleksin, bashkëshortin e saj prej vitit 2016.

Disa media në Tiranë shkruajnë se tradhtia u fut në mes të çiftit.

Disa kohë më parë Rudina u përball me një kamera të fshehtë në Ora News ku aludohej se i shoqi po e tradhtonte me një femër tjetër siç e shihni më poshtë.

Noa.al kërkoi një koment nga Rudina Dembacaj dhe mbetet në pritje të një prononcimi prej saj.