Transmetuar më 21-09-2019, 17:09

Një çift në Pakistan u kapën në tentativë për të trafikuar një sasi të konsiderueshme heroine, me vlerë 2 milion paund.

Mohammed Tahir Ayaz dhe bashkëshortja e tij Ikra Hussain u arrestuan në aeroportin ndërkombëtar të Sialkot.

Ata po tentonin të trafikonin drogën në Angli me linjën ajrore të Emirates Airline të enjten.

Forcat e Sigurisë së Aeroportit (ASF) gjetën 25 kilogramë heroinë me cilësi të mirë të fshehur në rrobat e 20-vjeçares, brenda bagazheve të tyre. /k.k/noa.al/