Transmetuar më 21-09-2019, 17:43

Pas lëkundjeve të forta të tërmetit në thuajse gjithë vendin, Kryeministrit Rama ka anuluar vizitën e tij në New York.

Kreu i qeverisë ndodhet në Frankfurt të Gjermanisë, dhe ka vendosur që të kthehet në Tiranë.

Kryeministri Rama ishte nisur drejt Nju Jorkut, ku do të merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ndërkaq, raportohet se deri tani të paktën 26 persona ndodhen në Spitalin e Traumës pasi kanë marrë lëndime.

Për fat të mirë asnjë prej tyre nuk ka rrezik për jetën. Po ashtu raportohet se dy banesa janë shembur në fshatin Helmës, në Tiranë, ndërsa një pallat në Durrës dhe një në Tiranë kanë pësuar plasaritje të mëdha. /k.k/noa.al/