Transmetuar më 21-09-2019, 20:21

Kosova shpreh solidaritetin me Shqipërinë pas lëkundjeve të tërmeteve.

Presidenti Hashim Thaçi thotë se “me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri.

Thaçi shkruan në rrjetet sociale se “në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës”.

Thaçi gjithashtu thotë se ka kërkuar nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie.

“Me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës. Kam kërkuar po ashtu nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie. Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë. HTH”, shkruan Thaçi në reagimin e tij./a.k/noa.al/