Transmetuar më 21-09-2019, 20:30

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, informon publikun mbi situatën pas tërmetit.

Sipas saj Sistemi i Emergjencave është në funksion të plotë qysh në momentin e parë pas tërmetit tronditës.

Gjithashtu ajo shprehet se fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë.

“Raportohet për 68 persona të lënduar. Lëndime të lehta që kanë ardhur si pasojë e frikës që kanë përjetuar.E rëndësishme është se nuk ka pasur humbje jete”, tha ajo.

Ajo shprehet më tej se ka Koordinim të gjithanshëm me prefekturat e bashkitë dhe komunikim të pandërprerë me partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë reaguar menjëherë pas lajmit, duke shprehur sipas saj solidaritet e gatishmëri në ndihmë të Shqipërisë.

Sipas saj dëme më të mëdha materiale, kryesisht krisje banesash dhe pallatesh, ka pasur në Tiranë dhe Durrës.

Në Tiranë: krisje në 46 banesa dhe në tre pallate

Në Durrës: dëme në 4 pallate dhe 42 banesa kryesisht të vjetra.

Ajo shprehet më tej se ka Koordinim të gjithanshëm me prefekturat e bashkitë dhe komunikim të pandërprerë me partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë reaguar menjëherë pas lajmit, duke shprehur sipas saj solidaritet e gatishmëri në ndihmë të Shqipërisë.

“Falë organizimit e përkushtimit total të strukturave të kujdesit shëndetësor, të gjithë të plagosurve u është dhënë ndihma e menjëhershme në spitale, nën mbikqyrjen nga afër të ministres e të ekipit drejtues të shëndetësisë”, shprehet ajo.

Xhaçka gjithashtu tha se “të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar janë prej disa orësh në terren, për verifikimin e pasojave në institucionet e në sektorët e varësisë”.

“Ministria e Mbrojtjes koordinon të gjithë institucionet dhe është e përgatitur për të ndjekur në kohë reale, planin e mbështetjes së çdo familje të prekur nga tërmeti”, tha ajo gjithashtu.

Ajo gjithashtu tha se "sipas ekspertëve të Institutit të Gjeoshkencës, është e pritshme që ngjarja kryesore të pasohet nga lëkundje të tjera, deri në stabilizimin e pllakave tektonike".

“Tërmeti që ra sot, në orën 16.05 minuta ishte i një magnitude 5.8 sipas shkallës Rihter, me një intensitet prej 7 deri në 8 balle ne epiqender.  Epiqendra ka qenë në Detin Adriatik, 30 kilometra në veri të Durrësit.  Goditja fillestare është shoqëruar nga disa lëkundje, për fat të mirë me magnitudë dhe intensitet më të ulët. Sipas ekspertëve të Institutit të Gjeoshkencave, me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm, është e pritshme që ngjarja kryesore të pasohet nga lëkundje të tjera deri në stabilizimin e pllakave tektonike. Por duke e konsideruar tërmetin e orës 16.05 si ngjarjen sizmike kryesore, është një lajm i mirë që goditjet pasuese kanë shënuar një trend në ulje, qoftë për sa i përket magnitudës ashtu edhe intensitetit”, tha ajo./a.k/noa.al/

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.