Transmetuar më 21-09-2019, 21:35

Kryeministri Edi Rama pas kthimit nga vizita zyrtare në Frankfurt, do të mbledhe qeverinë për të bërë bilancin dhe menaxhuar situatën pas tërmeteve të kësaj të shtune.

Mbledhja pritet të nisë në 23:30, sapo kryeministri të kthehet në Tiranë, ndërsa lajmin e bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Si pasojë e tërmetit, shefi i qeverisë ka anulluar edhe vizitën në SHBA ku do të merrte pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

"Kam qenë vazhdimisht në kontakt me Kryeministrin i cili ndodhej në Frankfurt në tranzit për në Nju Jork, ku do të merrte pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, por ka vendosur ta ndërpresë udhëtimin për t’u kthyer po sot në Shqipëri.

Dhe sot në orën 23.30 Kryeministri ka thirrur një mbledhje të qeverisë për të koordinuar punën e të gjithë strukturave vendore dhe qendrore për përballimin me gatishmëri të plotë 24 orë në ditë të pasojave të tërmetit.", tha Xhaçka./a.k/noa.al/

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.