Transmetuar më 22-09-2019, 00:12

Lëkundjet e fuqishme të tërmetit këtë të shtunë në Shqipëri, shkaktuan jo pak panik dhe tmerr te banorët.

Pak para mesnatës kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Tiranë pas vizitës zyrtare në Frankfurt dhe ka mbledhur qeverinë në një mbledhje të jashtëzakonshme për situatën pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot vendin.

Rama u shpreh se është fat i madh që nga tërmeti nuk pati asnjë viktimë dhe kjo sipas tij është një arsye  për të marrë frymë në mënyrë të lehtësuar.

Rama falenderoi të gjithë trupën e bluzave të bardha dhe të gjithë trupën e kujdesit shëndetësor për organizmin e mirë sipas tij për gjatë gjithë orëve pas ngjarjes.

“E bëjmë këtë mbledhje të jashtëzakonshme, sepse  u gjetëm në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të një tërmeti që ka tronditur vendin dhe që ka alarmuar të gjithë njerëzit. Ata që jetojnë në Shqipëri dhe ata që jetojnë jashtë vendit. Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë dhe kjo është një arsye  për të marrë frymë në mënyrë të lehtësuar. Ka pasur persona të plagosur dhe ata kanë marrë ndihmë mjekësore, urojmë që të gjithëve shërim të shpejtë. Do të jemi me kapacitet të plotë. Dua të falënderoj jo formalisht, të gjithë trupën e bluzave të bardha dhe të gjithë trupën e kujdesit shëndetësor për organizmin e mirë për gjatë gjithë orëve pas ngjarjes”-tha Rama.

Si pasojë e tërmetit, shefi i qeverisë ka anulluar edhe vizitën në SHBA ku do të merrte pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së./a.k/noa.al/

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.