Transmetuar më 22-09-2019, 10:09

Artisti francezo-zviceran Saype, ka realizuar në parkun e Grange në Gjenevë, një vepër arti mbresëlënëse në një sipërfaqe prej 5 mijë metër katrorë.

Bëhet fjalë për një pikturë të gjatë 165 metra dhe të gjerë 30 metra.

Vepra e artit u realizua me produkte të degradueshme gradualisht si karbon, gips, ujë dhe proteina qumështi.

Dy duart që shtrëngohen me njëra tjetrën bëjnë pjesë në projektin “Beyond Walls Project”, i cili ka si synim që të krijojë rrjetin më të madh njerëzor në botë, duke realizuar piktura në 20 qytete të ndryshme të botës.

Artisti i njohur për veprat e tij, ka realizuar të njëjtën vepër edhe në Paris dhe Andorra. /a.y/noa.al