Transmetuar më 22-09-2019, 12:39

Kryebashkiaku i Casale në Scodosia, të Padovano në Itali, Stefano Farinazzo, 48 vjeç, baba i dy fëmijëve, i dha fund jetës mëngjesin e kësaj të shtune.

Ai u gjet i varur në banjon e shtëpisë, nga e ëma.

Nga të dhënat paraprake rezulton se ishte duke kaluar një krizë të fortë personale, pas ndarjes nga e shoqja.

Stefano Farinazzo, u rizgjidh kryebashkiak për të dytën herë në muajin maj, shkruan noa.al.

Casale di Scodosia është një komunë me afro 5000 banorë në Padovano. /a.y/noa.al