Transmetuar më 22-09-2019, 13:13

Kryeministri Edi Rama vizitoi mesditën e sotme të lënduarit e tërmeteve, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ai deklaroi se fluksi i parë ka qenë i madh, por deklaroi se është përballuar me sukses.

Sipas tij, kujdesi ka qenë maksimal dhe se sot gatishmëria është maksimale, ndonëse numri i të lënduarve ka rënë fare.

“Secili që ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve është një person që meriton gjithë vëmendjen se nuk janë numrat që e justifikojnë vëmendjen. Kemi qenë të organizuar sepse qoftë ministrja e Shëndetësisë, qoftë ministrja e Mbrojtjes, qoftë prefektët kanë vazhduar me trajnime dhe në momentin që emergjenca është shfaqur gjithçka ka funksionuar më së miri. Duhet pak qetësi dhe durim, pasi situata është e kapërcyeshme”, u shpreh Rama.

Lidhur me dëmet në godina, tha se do verifikohen njëri pas tjetrit. Por ai shtoi se askush nuk i parashikon dot tërmetet dhe se nuk është e thënë se do të bjerë sërish sot.

“Duhet të marrim frymë në situatën që ndodhemi. Kush e ka problem të qëndrojë në shtëpi, për arsye frike apo fëmijët ka në dispozicion kavaleshencën në Durrës, tek stadiumi por edhe tek qendrat e ngritura”, tha Rama. /a.y/noa.al

Tërmetet, Rama: Jo çdo çarje përbën rrezik! Të dëmtuarit nuk do të harrohen

Tërmetet, Rama: Kontaktoni çdo banor në rrethin e parë të stresit! Të gjithë të spostohen në Durrës

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.