Transmetuar më 22-09-2019, 15:57

Tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqipërinë një ditë më parë, përveç pasojave dhe panikut, është shoqëruar edhe me fakte interesante.

Në rrjetet sociale po qarkullon fotoja e një gjarpri, që ka dalë menjëherë në sipërfaqe, gjatë lëkundjeve të forta në zonën e Kombinatit, Tiranë.

Specialistët thonë se tërmetet janë ndër fenomenet e rralla natyrore, që nuk mund të parashikohen. Por deri në dy minuta para lëkundjeve, disa kafshë e ndjejnë më shpejt atë.

Madje në Japoni, një vend i njohur sizmologjik, ndërtesat e larta janar pajisur me alarmin menjëherë nëse minjtë dalin nga pallati.

Minjtë dhe gjarpërinjtë thuhet se largohen nga strehëza e tyre për siguri disa ditë para një tërmeti shkatërrues. Dëshmi të tjera thonë se ka shumë kafshë, peshq, zogj, zvarranikë dhe insekte që shfaqin sjellje të çuditshme nga një javë deri edhe në disa sekonda para një tërmeti. Sidoqoftë, sjellja e qëndrueshme dhe e besueshme para ngjarjeve sizmike, dhe një mekanizëm që shpjegon se si mund të funksionojë, ende është çështje e aludimeve. Shumica, por jo të gjithë, shkencëtarët po e ndjekin këtë mister, në Kinë ose Japoni, por nuk e kanë zbuluar shkencërisht sjelljen e tyre.

Ata mund të shpjegojmë shkakun e sjelljes së pazakontë të kafshëve disa sekonda përpara se njerëzit të ndiejnë një tërmet. Shumë pak njerëz vërejnë valën P më të vogël që udhëton më shpejt nga burimi i tërmetit dhe arrin para valës më të madhe S. Por shumë kafshë me shqisa më të prirura janë në gjendje ta ndiejnë valën P disa sekonda  përpara se të arrijë vala S. Sa për të ndjerë një tërmet të afërt disa ditë ose javë para se të ndodhë, kjo është një histori ndryshe.

Tërmeti i djeshëm prej 5.8 ballë shkalla Rihter preku më tepër dy qytetet më të mëdha, Durrësin dhe Tiranën, por u ndje thuajse në të gjitha zonat e Shqipërisë./a.m/NOA.al

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.