Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar të gjithë vendet që kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë.
Ai mesazhin e dha një ditë pas tërmetit që goditi vendin një ditë më parë.
“Shpreh mirënjohje të thellë për interesimin dhe gatishmërinë e shteteve mike për të ndihmuar Shqipërinë në këtë sfidë! Ndërkohë që të gjitha institucionet shqiptare janë në këmbe 24 orë në 24 pranë qytetarëve të prekur” – shkroi Cakaj.
Cakaj nënvizon se pavarësisht dëmeve dhe shqetësimeve, më e rëndësishmja mbetet fakti që nuk ka pasur asnjë jetë të humbur nga tërmeti që tronditi vendin tonë.
Shtetet fqinje si dhe disa vende të BE-së shprehën gadishmërinë e tyre për të ndihmuar vendin tonë, në rast nevoje. /a.m/NOA.al
Shënim i NOA:
Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:
Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:
Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.
Dhe sipas nevojave specifike:
Policia e shtetit ☎ 129.
Zjarrfikesja ☎ 128.
Urgjenca ☎ 127.