Transmetuar më 22-09-2019, 22:20

Foto nga Godina e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, pas tërmetit. Shteti hodhi 600 milionë lekë për "rikonstruksion", por u desh tërmeti për të kuptuar ku kanë shkuar paratë…

“Propagandë qeveritare,” e ka quajtur Taulant Muka, ish-zëvendësministër Arsimi, për një periudhë të shkurtër, duke qenë madje në të njëjtën pozicion me Besa Shahinin para se ajo të bëhej ministre, vendimin e sotëm të ministres.

Ai ka reaguar lidhur me vendimin për të anuluar mësimin në tre qarqe të mëdha vendi, duke pretenduar se godinat janë dëmtuar dhe qindra milionë lekë janë çuar dëm.

“A mund ta imagjinoni gjendjen si është në shkolla ku janë bërë "rikonstruksione" të ngjashme?!”

Taulant Muka shtoi se “Ministrja e Arsimit për të fshehur realitetin, pas 24 orë propagandë që tërmeti nuk ka lënë pasoja në institucionet universitare, jep një dite pushim me pretekstin e gjendjes së rënduar psikologjike…

“Nëse realiteti që përshkruan ministrja do ishte i vërtetë, si është e mundur që një fëmijë nesër do ndihet më mirë psikologjikisht i vetëm në një apartament në pallatet e Tiranës/Durrësit dhe jo ne shkollat 1-2 kateshe? Supozohet prindërit nesër janë në punë…, reagoi Taulant Muka. / a.m/NOA.al