Transmetuar më 23-09-2019, 23:36
Kryeministri grek, Kiriakos Micotakis, komentoi mbrëmjen e sotme takimin që pati në Nju Jork me homologun e tij shqiptar, Edi Rama.
Micotakis sqaron që në fillim se ky ishte një takim në kuadrin e pjesëmarrjes së tyre në Asamblenë e 74 të Përgjithshme të OKB, raporton noa.al.
Z.Micotakis tha se në takim u fol për ecurinë e Shqipërisë sa i përket synimit për çelje negociatash më 18 tetor 2019.
"Folëm për hapat e ndërmarrë për plotësimin e kushteve dhe standarteve të Bashkimit Evropian", saktësoi Micotakis duke shtuar se në këtë kuadër, biseda u fokusua në "çështjen e minoritetit grek në Shqipëri ".