Maskë me luleshtrydhe dhe çokollatë, një mrekulli për fytyrën tuaj
Transmetuar më 24-09-2019, 11:52

Përveçse janë shumë të shijshme frutat janë edhe shumë të shëndetshme për t`u konsumuar. Gjithashtu ato mund të shërbejnë për të bërë shumë maska në kushte shtëpie, të cilat do të jenë edhe më shumë efektive sesa kremrat dhe trajtimet e shtrenjta.

Më poshtë po ju sjellim maskën që do të ushqejnë lëkurën tuaj dhe do ta bëjnë atë të duket më e butë dhe e shëndetshme se kurrë.

Maskë me luleshtrydhe dhe çokollatë

Kombinimi i luleshtrydhes me çokollatën duket shumë i shijshëm dhe po ashtu është një maskë e mrekullueshme për lëkurën tuaj.

– 4 luleshtrydhe

– 1 lugë gjelle pudër kakaoje

– 1 lugë gjelle mjaltë

Shtypni luleshtrydhet sa të formohet një masë e njëtrajtshme dhe shtojini kakaon dhe mjaltin. Aplikojeni masën në fytyrë dhe lëreni për 15 minuta.

Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Maska është e përshtatshme për çdo lloj lëkure dhe këshillohet ta bëni kur luleshtrydhet kanë sezonin e tyre./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...