Cristiano Ronaldo lexon, tregon se “çfarë i dallojnë profesionistët nga amatorët”
Transmetuar më 24-09-2019, 16:20

Cristiano Ronaldo është një kampion i përmasave botërore, në fushën e blertë. Ylli i Juves , pesë herë fitues i "Topit të Artë",  ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një foto,  ku edhe tregoi se ndryshe nga shumë futbollistë të tjerë, ai lexon.

Madje në sfond duket edhe djali i tij i madh, i cili është duke bërë mësimet, apo siç themi ndryshe "detyrat e shtëpisë".  Ronaldo ka arritur gjithçka në jetë. Ai vetëm te Juve në katër vite kontratë do të përfitojë minimalisht 120 milion euro, pa llogaritur të ardhurat nga reklamat.

Prandaj edhe ka edhe një mesazh filozofik për të tjerët, që e kanë ose jo idhull atë.

"Durimi dhe këmbëngulja janë dy karakteristika që dallojnë profesionistët nga amatorët", thekson Ronaldo.

"Çdo gjë që sot është e madhe, një ditë filloi e vogël. Nuk mund të bësh gjithçka, por bëj gjithçka që mund të kthesh ëndrrat e tua në realitet. Dhe mundohu të kesh parasysh se pas natës gjithmonë vjen agimi." Ka qenë ky mesazhi i Cristiano Ronaldos, të cilën e ka huazuar gjatë leximit të librit.

/a.m/NOA.al

Loading...
Loading...