Transmetuar më 24-09-2019, 19:48

Numri dy i qeverisë, njëkohësisht Ministri Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë Asamblesë së OKB-së që po mbahet në Nju Jork ka zhvilluar takime të shumta me homologë të tij.

Pacolli ka takuar edhe ministren e Jashtme të Sudanit, me të cilin tha se do të rrisim bashkëpunimin me autoritetet e shtetit afrikan.

"Diskutim i shkëlqyeshëm me ministren e Punëve të Jashtme të Sudanit, Asmaa Abdalla mbi marrëdhëniet e Kosovës me shtetin e Sudanit."

"Ne e përgëzojmë qeverinë e re në Sudan për hapat që ka ndërmarrë drejt reformave. Ne do të angazhohemi së bashku për të rritur bashkëpunimin tonë me autoritetet e reja të Sudanit", u shpreh Bejgjet Pacolli pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme të vendit afrikan, Asmaa Abdalla./a.m/NOA.al