Transmetuar më 24-09-2019, 22:15

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar  me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, teksa të dy udhëheqësit e dy shteteve të të njëjtit komb po marrin pjesë në Asamblenë e OKB-së, në Nju Jork.

"Diku nëpër korridoret e OKB-së – bashkë me mikun tim dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ndajmë synimin e përbashkët për integrimet euroatlantike, të mbështetur nga SHBA-ja, partneri i përjetshëm i shqiptarëve", tha në mesazhin e tij Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /a.m/NOA.al