Kujtuan se foshnja vdiq, familjarët hyjnë në sallën e lindjes dhe rrahin mjekun
Transmetuar më 24-09-2019, 23:38

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin rajonal të Gjilanit në Kosovë, ku një mjek është dhunuar, ndërsa ishte në sallën e lindjes dhe po ndihmonte një paciente për të sjellë në jetë një foshnje.

Familjarë të gruas që po e kryente lindjen dyshohet se kanë sulmuar gjinekologun Vaxhid Thaçi.

Gjithçka ndodhi pas një informate të rreme që ishin marrë familjarët e gruas që qëndronin jashtë sallës së lindjes.

Ata menduan se foshnja vdiq ndaj u futën në sallë të revoltuar në kohën kur po kryhej lindja.

Ata dyshohet se sulmuan mjekun si dhe thyen disa dritare të sallës së lindjes.

Lajmi që familjarët e kishin marrë për vdekjen e foshnjës, nuk kishte qenë i saktë. Gjendja shëndetësore e nënës dhe e foshnjës është e qëndrueshme dhe se e gjithë ngjarja kishte ndodhur pas një keqkuptimi. Ngjarja po hetohet nga policia e Kosovës.

Loading...
Loading...