Transmetuar më 26-09-2019, 10:36

Kjo foto e rrallë është shkrepur në vitin 1973.

Janë të rinj e të reja të asaj kohe, të cilët kishin ardhur nga e gjithë Shqipëria dhe punonin si vullnetarë në ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Pogradec.

Ishin gjimnazistë, studentë, të rinj, punëtorë, të mbledhur gjithë së bashku, për të ndërtuar vepra të mëdha, që sot duke si të një ëndërr e paralizueshme.

Vullnetarët ishin duke punuar pranë fshati Hotolisht, në ndërtimin e pjesës së hekurudhës Librazhd-Prrenjas.

Është mundi dhe djersa e mijëra shqiptarëve, që për fat të keq shkoi dëm. Ata nuk u shpërblyen kurrë për djersën e derdhur, ndërsa sot kjo hekurudhë nuk funksionon më.

Shqipëria çuditërisht është vendi i vetëm sot në Europë që i nxori hekurudhat dhe trenat jashtë përdorimit, ndonëse ato u ndërtuan me shumë mundime, siç tregon edhe kjo foto nga puna vullnetare, e palodhur dhe heroike e mijëra të rinjve të asaj kohe./a.m/NOA.al