Transmetuar më 26-09-2019, 14:01

Një tërmet i fuqishëm me të njëjtën magnitudë që goditi Shqipërinë, ka goditur para pak çastesh qytetin më të populluar në Turqi, Stambollin.

Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë, shkalla Rihter tronditi Stambollin," raportoi "Kandilli Observatory’ dhe Instituti Ndërkombëtar i Tërmeteve.

Epiqendra e tërmetit raportohet të ketë qenë rreth 70 kilometra në perëndim në Stambollit, në detin Marmara, në jug të qytetit Silivri.

Kryebashkiaku i Stambollit Mayor Ekrem Imamoglu shkroi në Twitter se paraprakisht nuk raportohen dëme apo njerëz të lënduar. Tërmeti ra pas dy lëkundjeve më të lehta në mëngjes dhe u pasua me një sërë lëkundjesh të tjera në orën e fundit.

Shumë njerëz në qytetin me 16 milionë banorë kanë dalë të terrorizuar në rrugë.

Dëshmitarët thanë se ndërtesat janë lëkundur fuqishëm, gjatë momentit të tërmetit.

/a.m/NOA.al