Transmetuar më 26-09-2019, 16:48
Një simulim i ri i agjencisë hapësinore NASA, tregon me detaje të paprecedentë se si është e përbërë një vrimë e zezë.
Nga imazhi mund të shihet trupi qiellor brenda zonës së hirtë,
i rrethuar nga një disk me material galaksie shumë të nxehtë.
Në sajë të një fushe graviteti shumë intensive, vrima e zezë mund të tërheqë pas vetes çdo gjë.
Graviteti i saj krijon një dritë në formë unaze me shkëlqim, duke rrethuar vrimën e zezë. /a.y/noa.al