Vuçiç: Jemi larg arritjes së marrëveshjes me Kosovën
Transmetuar më 27-09-2019, 10:23

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se situata me Kosovën është tejet e komplikuar.

Gjatë një interviste dhënë televizionit serb Prva, Vuçiç bëri një përmbledhje nga takimet që ka zhvilluar në New York me përfaqësuesit e fuqive të mëdha, ku ka pranuar haptas se vetëm Sergey Lavrov nga Rusia flet për integritetin territorial të Serbisë.

“Lufta taktike do të vazhdojë, e sa i përket strategjisë mund të flasim vetëm atëherë kur të kemi ndonjë marrëveshje e cila do të ishte vendimtare nga ana strategjike, e të gjitha çështjet e tjera do të ishin lëvizje taktike”, ka shtuar presidenti serb.

Vuçiç ka pranuar se vendi i tij është larg arritjes së marrëveshjes me Kosovën, duke theksuar se bëhet fjalë për trurin e njerëzve, dëshirat e serbëve dhe shqiptarëve dhe atë nëse mund të kuptojnë këta dy popuj se çfarë e ardhme i pret./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...