Transmetuar më 27-09-2019, 22:53

Në Shqipëri thuhet shpeshherë që ligjet ekzistojnë në letër dhe ndëshkojnë vetëm disa persona, por nuk respektohen asnjëherë. Ka një moratorium për gjuetinë e kafshëve, jo vetëm për ato që speciat në zhdukje që janë të mbrojtura me ligj të posaçëm.

Është e ndaluar gjuetia kudo, por denoncimi i një qytetari tregon se ligjet nuk respektohen, madje vriten edhe kafshë të rralla edhe në parqe kombëtare, siç janë  flamengot, që rriten kryesisht në Karavasta.

Një qytetar Petraq Kote, ka denoncuar sesi  shfarosen flamingot në “Gjolin e Gjemisë”, “Godull”, “Kërnicë“ Seman, Fier…

Ai bën edhe një shënim, “çdo natë gjuajnë dhe vrasin ç’të munden, së fundmi kanë filluar të vrasin edhe flamengot. Si mund të veprojmë që të ndalim këtë katastrofë” pyet ai. /a.m/NOA.al