Transmetuar më 28-09-2019, 19:56

Atletiko e Madridit dhe Reali i Madridit do të përplasen sonte në orën 21:00 në një ndeshje që premton spektakël.

Të dyja skuadrat janë pretendente edhe në këtë sezon për titullin kampion, teksa në javët e para të kampionatit spanjoll Reali kryeson renditjen.

Gjithsesi, nëse Atletiko korr fitore këtë mbrëmje kalon me dy pikë gjigantët e Spanjës.

Të dy ekipet vijnë pa mungesa në këtë takim të rëndësishëm. /k.k/noa.al/