Transmetuar më 28-09-2019, 22:19
Shtëpia e re e Kombëtares do të jetë gati, së shpejti.
Të gjithë sportdashësit shqiptarë me padurim presin momentin të shohin kombëtaren kuq e zi të zbresë në stadiumin e ri në Tiranë për të luajtur sfidat e saj.
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje nga testimi i ndriçimit që po kryhet brenda stadiumit.
Ai thekson se ndriçimi brenda stadiumit “Arena Kombëtare” është në parametrat ultramoderne.
“ARENA KOMBËTARE në testimin e sistemit ultramodern të ndriçimit", shkruan Rama krahas videos së publikuar./a.k/noa.al/