Transmetuar më 29-09-2019, 14:10

Goli i realizuar me Kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjen ndaj Islandës duket se shërbeu si një ogur shumë i mirë për sulmuesin Sokol Cikalleshi, i cili po shkëlqen edhe në Turqi.

Sokol Cikalleshi është rikthyer në një element të rëndësishëm për skuadrën e Akhisar  në kampionatin turk.

Në sfidën e kësaj ndaj Karagumruk, e cila mbylli pjesën e parë 1-3, sulmuesi ka realizuar golin e dytë në minutën e ‘22. Cikalleshi fillimisht dribloi mbrojtësin e më pas përballë portierit nuk fali duke dyfishuar për të tijtë.

Dhe 7 minuta më pas, Cikalleshi realizoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin e këtij takimi.

Ky është goli i katërt në katër ndeshje e kavajasit për turqit. Në këtë formë, Cikalleshi është kthyer në inspirimin e skuadrës së tij, por edhe në formë të shkëlqyer para ndeshjes kualifikuese Euro 2020. Ndaj Turqisë, ndeshje që do të luhet në Tetor./a.m/NOA.al