Transmetuar më 29-09-2019, 16:36
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se fluturimet e para të avionëve shqiptarë janë gati për nisje.
“Ka lezet”, shkruan Kryeministri Edi Rama.
“Pranë Lasgushit, ka mbërritur edhe Migjeni, gati për fluturimet e Italisë nga Rinasi, ku përpara Vitit të Ri do të ulet dhe Naimi, për destinacionet e tjera evropiane.”
Kryeministri shqiptar njoftoi se “Air Albania” është gati me fluturimet e saj, ndonëse nga qytetarët ka skepticizëm, dhe kritika lidhur me çmimin e lartë të biletave që aplikojnë kompanitë ajrore që nisen nga Aeroporti i Rinasit. /a.m/NOA.al