Derbi i përgjakur, qëllohet për vdekje me thikë tifozi
Transmetuar më 29-09-2019, 18:08

Njihet ashpërsia e ndeshjeve derbi kudo në botë.

Rivaliteti mes Galatasaray dhe Fenerbahce në Turqi i ka kaluar kufijtë.

Derbi i Stambollit ka shkaktuar një viktimë.

Gjatë momentit që po luhej derbi i konsideruar si më i zjarrti në Ballkan, një sherr në një lokal solli acarim mes dy tifozëve, që simpatizonin skuadrat respektive, Galatasaray dhe Fenerbahce.

Pavarësisht tensionit të lartë, të pranishmit bënë të mundur që ngjarja të mos degradonte në sherr masiv, sipas medieve turke me dy tifozët që iu drejtuan banesave.

Gjithsesi, Levent T. kishte një tjetër plan. Mëngjesin e sotëm, Levent trokiti në derën e shtëpisë së Ruhi P., duke i kërkuar të zbriste ta takonte. Ruhi iu bind ftesës së Levent, por me vete mori një thikë, të cilin e godet në pjesë të ndryshme të trupit.

Nga plagët e marra, Levent vdes në vend, kursi tifozi pas ngjarjes së rëndë dorëzohet në polici. /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...