Transmetuar më 29-09-2019, 19:22

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku dy vëllezër gjendet pa shenja jete në një dhomë hoteli, në rrethana të paqarta.

Dy vëllezër belgë të moshës 20 dhe 26 vjeç u gjetën të vdekur në një dhomë hoteli në Piazza Santa Maria Novella në Firence.

Të dy djemtë e rinj ishin duke qëndruar në hotel me babanë dhe nënën.

Në mëngjes babai kishte trokitur në derë, por të dy nuk ishin përgjigjur dhe ishte larguar duke menduar se ishin në gjumë.

Kur pasdite kërkojë përsëri për ta, i gjeti të vdekur duke dhënë alarmin. Nga një ekzaminim i parë, mbi trupat e dy vëllezërve nuk kishte shenja dhune.

Policia tha se po punohet për sqarimin e vdekjes misterioze të dy vëllezërve. /a.m/NOA.al