Transmetuar më 29-09-2019, 20:09

Tifozët e Tiranës kanë bërë dy banderola të mëdha provokuese për tifozët e Partizanit. Mbështetësit e Tiranës në një banderolë kanë vendosur “Selman Stermasin”, legjenda e klubit bardheblu dhe futbollit shqiptar, por në banderolën tjetër janë shfaqur dy partizanë të varur.

Këto foto e kanë ndezur edhe më keq atmosferën, me sharje edhe gjatë ndeshjes, ashtu sikurse edhe ndeshja nisi e tillë. Policia ka mundur të shuajë sherret gjatë lojës.

Partizani, megjithatë, në shenjë hakmarrje shënoi dy gola, në pjesën e parë, që u mbyll 2-0 në favor të të kuqve. Tirana, pesë vjet pa fitore, duket se do të mbetet edhe në këtë derbi e tillë. Fitorja e Partizanit,  nëse mbetet në fuqi, do të ngjisë të kuqtë në kuotën e 10 pikëve, aq sa ka Tirana, pas javës së gjashtë të Superiores. Kryeson Bylis e Teuta me nga 11 pikë.

Në ‘28 gjen golin e parë Partizani, teksa  shënon Kordeiro. Braziliani shfrytëzon pasigurinë para zonës së Tiranës dhe në përplasje të Kërçikut dhe Vangjelit për t’u shfaqur i vetëm para Likës dhe shënuar golin e avantazhit.

Në 34’ Partizani gjen golin e dytë, shënon Solomon. Harkim perfekt i Malës nga e djathta, Solomon shkëputet me kokë dhe dërgon sferën në rrjetë përsëri.

Tirana-Partizani 0-2

Shënues: 28′ Kordeiro, 34′ Solomon

Tirana: Lika, Kërçiku, Osmani, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Hasani, Torasa, Kobina, Kale, Ngoo.

Trajner: Ardian Mema

Partizani: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Trashi, Romero, Broja, Kordeiro, Asani, Çinari, Solomon.

Trajner: Franko Lerda

Gjyqtarë: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Nertil Bregasi

/a.m/NOA.al