Pesë vjet pa fitore/ Tirana i dorëzohet Partizanit brenda në shtëpi, në derbin “e zjarrit” (FOTO)
Transmetuar më 29-09-2019, 21:12

Kampionët në fuqi të Partizanit rikthehen në garë për titull, duke përfituar nga ndeshje derbi ndaj Tiranës, ndeshje të cilën e fituan 2-1, në një derbi që do të kujtohet gjatë.

Kjo për shkak të dhunës së paparë mes tifozerive, para këtij takimi. Gjithsesi, Partizani barazoi Tiranën me pikë, nga 10 secila, pas javës së 6-të të Kategorisë Superiore, aq sa ka edhe Kukësi, ndërsa kampionati kryesohet nga Bylis e Teuta, dy surprizat e javëve të para, me nga 11 pikë.

Tirana shkurtoi shifrat në pjesën e dytë, por nuk ia doli të merrte qoftë edhe një barazim.

Në 79’ Tirana gjen golin e shpresës së madhe, me anët të Hasanit. Pas një goditje nga këndi, Hasani rrëshqet dhe dërgon topin në rrjetën e portierit Hoxha.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e Partizanit, 2-0.

Në 34’, Partizani shënoi me kokë golin e dytë me Solomon, pas një harkimi të Malës nga e djathta.

Ishte Kordeiro, braziliani që shfrytëzoi pasigurinë para zonës së Tiranës dhe në përplasje të Kërçikut dhe Vangjelit u shfaq i vetëm para Likës, duke shënuar golin e avantazhit.

Ndeshja derbi mes Tiranës dhe Partizanit, nisi me përleshje mes tifozëve para se ata t’i drejtoheshin stadiumit, por edhe më pas. Incidente të shumta, pritet të jenë pjesë e Disiplinës në FSHF.  Ka pasur akte të dhunshme në fushë, para ndeshjes, si dhe banderola fyese mes tyre.

Tirana-Partizani 1-2

Shënues: 79′ Hasani / 28′ Kordeiro, 34′ Solomon

Tirana: Lika, Kërçiku, Osmani, Vangjeli (86′ Muçi), Hoxhallari, Batha, Hasani, Torasa (53′ Çelhaka), Kobina, Kale (74′ Halili), Ngoo. Trajner: Ardian Mema

Partizani: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Trashi (81′ Hakaj), Romero, Broja, Kordeiro (72′ Boldor), Asani (63′ Telushi), Çinari, Solomon. Trajner: Franko Lerda

Kartonë të verdhë: Torasa, Çelhaka / Broja, Belica, Romero, Hakaj

Gjyqtarë: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Nertil Bregasi

/a.m/NOA.al

Loading...
Loading...