Prekëse! Nuk i mbijetoi aksidentit të rëndë, tre fjalë lamtumire nga e fejuara e tij (FOTO)
Transmetuar më 29-09-2019, 22:13

Jeta tregohet ndonjëherë mizore.

Në lule të rinisë, një djalë i ri humbi jetën pas një aksidenti të rëndë, në Kosovë.

Ai ishte i fejuar. Përmes një mesazhi të shkurtër ngushëllimi, në lamtumirën e Egzon Kryeziut, e fejuara e tij ka gjetur këtë mënyrë për të shprehur dhimbjen e madhe.

Sot është varrosur, Egzon Kryeziu, i cili ndërroi jetë të shtunën në Stamboll ku shkoi për të mjekuar plagët, nga një aksident që pësoi pak muaj më parë.

Egzon Kryeziu ishte i fejuar me Erblina Kamerolli.

Në ditën e varrimit, ajo përmes një postimi të bërë në “story”, Instagram, ka publikuar një fotografi të Egzonit, në të cilën shihet i buzëqeshur.

Në mbishkrimin e fotografisë ajo ka shkruar fjalët, “Pusho i qetë engjëll”, duke e shprehur kështu dhimbjen e madhe për njeriun e zemrës.  /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...