Transmetuar më 30-09-2019, 00:31

Balerini i njohur shqiptar Ilir Kerni, është zgjedhur drejtor i baletit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Split të Kroacisë, për katër vitet e ardhshme.

Ditën e djeshme ai njoftoi se do të marrë përsipër pozicionin e tij të ri, në një nga teatrot më të vjetër të Kroacisë, duke filluar nga 1 tetori.

“Shumë i lumtur që të jem pjesë e një skuadre fantastike në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Split për katër vitet e ardhshme”, shkruan Kerni në reagimin e tij në rrjetet sociale, transmeton noa.al.

Kerni, 60 vjeç, një nga valltarët më të njohur të baletit shqiptar, ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Shqipëri për gati tre vjet, nga 2013 deri në 2016.

Në korrik të vitit 2016, ai dha dorëheqjen nga posti për financimin e ulët të qeverisë për artet për të cilat ai tha se ishte "një rekord i mundshëm botëror i Guinness"./a.k/noa.al/. Burimi/exit.al/