Transmetuar më 30-09-2019, 12:01

Një peshkaqen rreth dy metra i gjatë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Himarës. Peshkaqeni i cilësuar nga peshkatarët si “peshkaqen dem” peshon rreth 100 kilogramë.

Ai është kapur nga peshkatarët ditën e djeshme dhe fotot e tij janë shprëndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Nuk është hera e parë që në ujërat e detit Jon kapet një specie e tillë. Kohët e fundit janë shtuar rastet kur këto specie bien në rrjetat e peshkatarëve shqiptarë.

Rreth një muaj më parë në ishullin e Sazanit u kap një peshkaqen dhelpër./b.l/noa.al/