Transmetuar më 30-09-2019, 13:10

Një operacion i madh detar antidrogë është duke u zhvilluar në Greqi, në ishullin Skopelou.

Nuk dihet nëse operacioni ka lidhje me kapjen e dy gomoneve 5 ditët e fundit në Greqi, ku u arrestuan edhe tre shtetas shqiptarë.

Në operacion janë angazhuar skafe nga deti dhe forca të shumta nga toka më ndihmën e qenëve nuhatës për kapjen, siç thuhet, të një sasie të madhe droge.

Drejt ishullit Skopelou, që ndodhet në Detin Egje, përballë Turqisë, janë nisur forca ajrore dhe njësia amfibe e policisë greke.

Dyshohet se në ishull përveç lëndëve narkotike, ndodhen edhe trafikantë shqiptarë të drogës, të fshehur pas operacionit detar për goditjen e një rrjeti të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi-Turqi./b.l/noa.al/