Transmetuar më 30-09-2019, 14:39

Sot del në qarkullim seria e re e kartëmonedhave 200 dhe 5000 Lekë, ndërkohë që edhe monedhat e vjetra do të vijojnë të mbeten në qarkullim për tu tërhequr nga Banka e Shqipërisë gradualisht kur janë të dëmtuara dhe të papërdorshme.

Banka e Shqipërisë njofton prerjet e reja të kartëmonedhave janë pjesë e serisë, 500, 1000, 2000 lekë.

Kartëmonedhat kanë një prerje të ndryshme, ndërkohë që figurat historike të vendosura në to janë të njëjtat.

Vendimi për hedhjen graduale të kartëmonedhave të reja është marrë pasi aktualisht Banka Qendrore ka stok kartëmonedhash.

“Është vlerësuar hedhja në qarkullim në këtë cikël, pasi BSH ka stok kartëmonedhash dhe ky stok sigurisht që do të vazhdojë të qarkullojë, pra, kalendari është bërë me një analizë nga departamenti i misionit në varësi të stokut që ka BSH”, deklaroi Guvernatori.

Banka e Shqipërisë i quan këto ndryshime ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë jo vetëm për këtë institucion, por për gjithë shtetin shqiptar./b.l/noa.al/