Transmetuar më 30-09-2019, 15:36

Britmat e gëzimit të një të shtune në një park lojërash, u kthyen në britma dhimbje dhe hidhërimi. Dy persona gjetën vdekjen dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur rëndë, si pasojë e një incidenti të ndodhur në parkun e zbavitjes.

Viktimat janë në moshë fare të re, dy djem me moshë 18 dhe 21-vjeçare.

Incidenti ndodhi në parkun e lojërave ‘Feria Chapultepec’, në qytetin e Meksikës, për shkak të daljes nga shinat të një vagoni të së ashtuquajturës ‘malet ruse’, e njohur si “Chimera”, një nga më populloret në parkun e argëtimit.

Momentalisht nuk ekziston një version zyrtar për të shpjeguar incidentin, ndonëse paraprakisht dyshohet për një defekt mekanik.

Autoritetet vendase thonë se kanë nisur hetimet intensive, për të bërë transparencë lidhur me shkaqet e ngjarjes. /a.y/noa.al